Këto janë rezultatet zyrtare të votave nga diaspora në Maqedoninë e Veriu

Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e diasporës rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti…

Lajme

26/04/2024 14:07

Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch.

Vetëm me votimin e diasporës rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora.

Nga 2569 votues, 158 votuan për kandidaten e së Majtës, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM me 18 vota.

Siljanovska-Davkova fitoi para kandidatëve të tjerë presidencialë në Vjenë, Nju-Jork, Sofje, Venecia, Bon, Stokholm, Detroit, Hagë, Çikago, Londër, Lubjanë dhe Pragë.

Osmani fitoi në Berlin, Mynih dhe Toronto. Pendarovski, nga ana tjetër, fitoi në Pekin dhe Uashington.