Abdixhiku takon bizneset në Shtime: Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e varfër

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Komunën e Shtimes e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje. Abdixhiku ka takuar 52 bizneset më të mëdha të qytetit të Shtimes, me të cilët ka biseduar për brengat e tyre dhe ua ka prezantuar projektet ekonomike të platformës politike të LDK-së “Rruga e Re”. Abdixhiku ka…

Lajme

26/04/2024 14:11

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Komunën e Shtimes e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje. Abdixhiku ka takuar 52 bizneset më të mëdha të qytetit të Shtimes, me të cilët ka biseduar për brengat e tyre dhe ua ka prezantuar projektet ekonomike të platformës politike të LDK-së “Rruga e Re”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova është shumë e pasur për të qenë një vend kaq I varfër. Ai ka akuzuar Kurtin si popullsit me mungesë ambiciesh që s’ka bërë investime qeveritare.

Kreu i LDK-së thotë se mungesa e investimeve e ka çuar vendin në një deficit tregtar rekord prej 5 miliardë eurove dhe në inflacion rekord me 30 % dhe rritje ekonomike më të ulëtën që nga pavarësia.

Postimi i plotë:

Prezenca e madhe e tyre ishte shenjë e një lidhjeje natyrale që si parti e djathtë kemi me sektorin privat; ndërsa bashkëbisedimi i hapur ishte një mundësi e re drejt përafrimit tonë të vërtetë.

Kosova është shumë e pasur për të qenë kaq e varfër. Kosova ka njerëz, iniciativë e sektor privat që mund ta bëjnë zhvillimin fare të lehtë! Fatkeqësisht, mungesa e ambicies së popullistëve ka shkaktuar mungesë të investimeve qeveritare. Mungesa e investimeve ndërsa ka vendosur vendin në deficit rekord tregtar 5 miliardësh, inflacion rekord 30% e rritje ekonomike më të ulëtën në paspavarësi. Kosova mundet më mirë! Do ta bëjmë më mirë!