Zyrtare: FIBA pranon Kosovën

Kosova është anëtarja më e re e FIBA-s. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka pranuar zyrtarisht Kosovën.

Sport

13/03/2015 21:50

FIBA ka pranuar Kosovën si anëtaren e saj të 215-të.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komitetet Ekzekutiv si rezultat i pranimit të komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik ndërkombëtarë në dhjetor të vitit 2014.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, i cili ka uruar të gjithë përmes një postimi në Facebook.

“13 mars 2015, Kosova bëhet anëtare e 215 e FIBA-s dhe anëtare e 52 e FIBA Europe. E premte me fat. Urime Kosovë”, shkruan Belegu.

Ky është lajmi është më i miri për basketbollistët kosovarë, dyert e të cilëve do të jenë të hapur në Evropë.