Zambrotta: Juventus – Barcelona, ky ekip do të kualifikohet në gjysmëfinale (FOTO)

Gianluca Zambrotta ka parashikuar duelin mes Juventusit dhe Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

18/03/2017 11:05

Ish mbrojtësi i Juventusit dhe Barcelonës, Gianluca Zambrotta ka parashikuar duelin e skuadrave në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai beson se “Bianconerët” tani kanë më shumë mundësi ta mposhtin gjigantin katalan se në të kaluarën. “Juventus mund ta eliminojë Barcelonën”, deklaroi Zambrotta për “Gazzetta dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Barcelona sot nuk është ai ekipi që ishte nën drejtimin e Pep Guardiolës. Juventus duhet ta shfrytëzojë ndeshjen e parë në shtëpi dhe mungesën e Busquets për shkak të suspendimit”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6