Walker shënon 60 pikë, por Butler realizon tre pikëshin fitues

Ndeshje e “çmendur” është zhvilluar mbrëmë në NBA, ndërmjet Philadelphia 76ers dhe Charlotte Hornets.

Sport

18/11/2018 08:00

Takimin e fitoi skuadra nga Phialedlpihia, vetëm pas vazhdimeve (over-time), me rezultatin 122:119.

Fenomenal në këtë takim ishte padyshim Kemba Walker, i cili realizoi plot 60 pikë në këtë ndeshje, duke thyer kështu rekordin personal për më së shumti pikë në një ndeshje, shkruan lajmi.net

60 pikët e tij nuk i mjaftuan skuadrës, pasi ishte transferi më i ri i 76-ers, Jimmy Butler, i cili në sekondat e fundit realizoi një tre pikësh që i siguroi fitoren skuadrës së tij.

Gjithashtu, Butler në momentet e fundit të lojës u shfaq produktiv në fazën defanzive, ku regjistroi një bllokadë, e cila njëkohësisht shpëtoi ndeshjen.

Joel Embiid gjithashtu në anët e 76ers realizoi 33 pikë dhe shtoi 10 kërcime. /Lajmi.net/