Vermaelen debuton më 3 dhjetor

Përforcimi i ri i Barcelonës, Thomas Vermaelen, pritet të debutojë më 3 dhjetor në duelin kundër Huecas në Copa del Rey.

Sport

12/11/2014 10:04

Përforcimi i ri i Barcelonës, Thomas Vermaelen, është gjithnjë e më afër debutimit për gjigantin katalan.

Mbrojtësi i cili erdhi në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës nga Arsenali, ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi. Andaj, tifozët mezi presin të shohin debutimin e tij në një ndeshje zyrtare.

Por, pritjes së shpejti do t’i vjen fundi. Kreu i stafit mjekësor të Barcelonës, Juanjo Brau, është duke punuar që të rikuperojë Vermaelenin për ballafaqimin kundër Huescas në Copa del Rey më 3 dhjetor, raporton “Mundo Deportivo”.