Mashtrimi i radhës nga Barcelona – dhanë njoftim të rrejshëm për gjendjen ekonomike

Barcelona raportohet të jetë përfshirë në një mashtrim të madh.

Sport

08/02/2022 08:31

Skuadra katalane ishte një nga skuadrat me merkaton më aktive gjatë janarit dhe kjo ishte befasi për shumë tifozë.

Katalanët raportonin humbje të mëdha ekonomike pas merkatos së verës dhe skuadra ishte përfshirë në një krizë të madhe. Ajo krizë solli edhe largimin e Lionel Messi.

Muaj më parë, Barcelona njoftoi se kishin humbur rreth 478 milionë euro, përcjell lajmi.net. Këto shifra befasuan kreun e La Liga, Javier Tebas.

Shifrat nënkuptonin se Barca e vetme ka regjistruar 60% të humbjeve të skuadrave nga La Liga.

Tebas kontraktoi një auditor nga ana e tij për të bërë matjet te skuadra e Barcelonës dhe doli se katalanët në fakt kishin humbur më pak se gjysmën e shumës së paraqitur.

Totali i humbjeve të skuadrave nga La Liga raportohej të ishte afër 824 milionë euro, me 19 skuadrat tjera që arrinin 337 milionë së bashku.

Laporta duket se ka pasur një plan ‘interesant’ në kokë, kur njoftoi për humbjet e skuadrës. /Lajmi.net/