Vashat e Përfaqësueses së Kosovës munden edhe nga Rumania

Vashat e Përfaqësueses së Kosovës nuk i kishte demoralizuar humbja nga Polonia me rezultat 5:0, por me një vullnet e stabilitet në ekip kishin hyrë në duelin e radhës.

Sport

03/03/2017 17:45

Ndonëse humbën edhe në sfidën e dytë në Antalya Cup në ballafaqim me Përfaqësuesen e Rumanisë, me rezultat 3:0, futbollistet e Kosovës, treguan karakter dhe cilësi më shumë.

Nëse rumunet ishin më të mira në pjesën e parë, gjë që shënuan edhe tri gola, pjesa e dytë u takoi  vashave të Përfaqësueses së Kosovës, të cilat koordinuan më mirë aksionet, patën më shumë nga loja dhe krijuan disa raste për shënim, ndonëse nuk u kurorëzuan me gol.

Por, kjo flet se Përfaqësuesja e Kosovës dukshëm po përmirësohet dhe po krijohet një ekip që në të ardhmen premton shumë, por që nevojitet më shumë kujdes e angazhim rreth saj./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6