Turpi i radhës i tifozëve serbë: E djegin flamurin e Shqipërisë në Milano (FOTO)

Tifozët e skuadrës serbe, Crvena Zvezda, dje (e premte) në qytetin e Milanos kanë djegur një flamur të Shqipërisë.

Sport

18/03/2017 17:00

Një akt i turpshëm është parë nga tifozët e Crvena Zvezda, ‘Delije’ në qytetin italian të Milanos, ku kanë djegur një flamur të Shqipërisë, ndërsa kanë shpalosur edhe një flamur tjetër në të cilin e paraqitnin Kosovën si vend të Serbisë.

Këta tifozë kishin udhëtuar në Milano për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen e vlefshme për Euroleague ndaj Olimpija, shkruan ‘B92’, përcjell lajmi.net./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6