Trajneri i Sevillas njoftoi ekipin se kishte kancer, ata u rikthyen duke barazuar 3:3 ndaj Liverpoolit

Lajmi tragjik inspiroi futbollistët e tij që u rikthyen nga disavantazhi 3:0 duke barazuar ndeshjen 3:3.

Sport

22/11/2017 11:25

Trajneri i Sevillas, Eduardo Berizzo njoftoi futbollistët e tij se vuan nga kanceri në prostatë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Lajmi tragjik inspiroi futbollistët e tij që u rikthyen nga disavantazhi 3:0 duke barazuar ndeshjen 3:3, shkruan “The Sun”.

Berizzo dha lajmin e keq kur skuadra e tij ishte duke u mposhtur nga Reds, përcjell “lajmi.net”.

Djelmoshat e tij u motivuan për ta gëzuar trajnerin dhe arritën të nxjerrin një pikë nga dueli me Liverpoolin. /Lajmi.net/