Tifozët ia ndalojnë prononcimin LIVE trajnerit Panucci pas humbjes nga Ukraina

Humbja e dytë me rezultat të thellë në pak ditë ka bërë që tifozët e Kombëtares Shqiptare të kthehen kundër trajnerit Christian Panucci.

Sport

03/06/2018 18:27

Shqipëria pas Kosovës, ka pësuar një tjetër humbje të thellë në miqësore, tani nga Ukraina me rezultat 4:1.

Kjo humbje ka bërë që tifozët shqiptarë t’i ndërprenë prononcimin për ‘SuperSport’ trajnerit Panucci pas ndeshjes.

Tifozët shqiptarë me thirrje ofenduese e me fishkëllima, i kanë bërë të pamundur Panuccit prononcimin pas ndeshjes, për t’u deklaruar për humbjen zhgënjyese nga Ukraina./Lajmi.net/

Panuci on Vidnews.