Kombëtarja e Spanjës arrin në Prishtinë para duelit me Kosovën

Nesër do të përballen Kosova dhe Spanja.

Sport

07/09/2021 15:15

Kombëtarja e Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” Spanjën nesër nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Para pak orësh ekipi spanjollë u nis për në Prishtinë dhe tani sapo kanë arritur.

Ekipi i Luis Enriques tashmë është akomoduar në hotel ndërsa nga ora 18:15 do të kenë konferencën për shtyp.

Nga ora 19:00 Spanja do të zhvillojë stërvitjen e parë në Prishtinë para ndeshjes së nesërme.

‘Furia e Kuqe’ synon vetëm tre pikë në këtë duel në mënyrë që të ruajnë pozitën e parë.

Në anën tjetër ‘Dardanët’ synojnë të shkaktojnë befasi dhe të ndalin të paktën një pikë në shtëpi. /Lajmi.net/