Super Prishtina

Sigal Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll duke mposhtur Pejën me rezultat 74:64 në duelin e zhvilluar në kryeqytet. Në një ndeshje mjaft kualitative ku për të dyja skuadrat u paraqitën edhe përforcimet e rinj të ardhur para edicionit të ri të garave, skuadra e Sigal Prishtinës triumfoi pas lojës më të mirë në…

Sport

19/09/2013 21:20

Sigal Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll duke mposhtur Pejën me rezultat 74:64 në duelin e zhvilluar në kryeqytet.

Në një ndeshje mjaft kualitative ku për të dyja skuadrat u paraqitën edhe përforcimet e rinj të ardhur para edicionit të ri të garave, skuadra e Sigal Prishtinës triumfoi pas lojës më të mirë në dy çerekët e fundit dhe gjunjëzoi kampionin në fuqi të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kryeqytetasit krijuan epërsi prej pesë pikësh pas çerekut të tretë, 57:52 dhe asnjëherë më nuk e lëshuan, duke fituar në fund me dhjetë pikë dallim.

Te Sigal Prishtina në këtë ndeshje u paraqit edhe Dardan Berisha – i cili debutoi pikërisht kundër ish skuadrës së tij – por më meritorët në fitoren e bardh e kaltërve ishin Tay Waller me 16 pikë, Blerim Mazreku me 11 dhe Alban Veseli me 11.

Te Peja u dalluan Drilon Hajrizi me 11 pikë dhe Samir Saptahovic me 10.