Stresi ka një dilemë… (Foto)
Këngëtari shqiptar duket se është në një dilemë të madhe se cilën këngë ta zgjedhë për ta xhiruar me klip, pas asaj të fundit.
ShowBiz
Meqenëse Stresi ka shumë projekte gati ai nuk di cilin më parë ta nxjerrë me video, shkruan lajmi.net.
Por, megjithatë ai bëri të ditur se bashkë me stafin e BB4life kanë vendosur ta sjellin një projekt të madh muzikor të cilin do ta quajnë “Fake love”.
Së fundi, këngëtari ka publikuar këngën ‘Shokun se lo’, e cila po pëlqehet shumë nga fansat e muzikës së tij.
Njëherësh ‘Shokun se lo’ është kënga e parë e cila në vitin 2017 ka thyer rekord për marrjen e 300 mijë klikimeve për vetëm 24 orë, së paku këtë gjë e ka bërë të ditur këngëtari nga lajmi që ka marrë prej një kompanie gjermane. /Lajmi.net/
