S’ka finale kosovare, Peja eliminohet në Karagaç

KB Peja është eliminuar nga gjysmëfinalja e Ligës Ballkanike, pasi është mposhtur në palestrën Karagaç nga skuadra bullgare, Riliski, me rezultat 66:82.

Sport

07/04/2015 21:18

Peja ndeshjen e parë në Bullgari e pari fituar me rezultat të ngushtë 62:63, ndërsa si vendës në Karagaç, përkundër mbështetjes së madhe të tifozëve, nuk arriti të kualifikohet në finale, për t’u bërë skuadra e parë që do të arrinte finalen e Ligës Ballkanike, raporton indeksonline.

Humbja e Pejës e pamundëson një finale të shumë pritur kosovare në Ligën Ballkanike, pasi që Sigal Prishtina, ka gjasa të mira për të arritur finalen, pas rezultatit të mirë nga ndeshja e parë ndaj Kozhuvit të Bullgarisë.