Sigal Prishtina s’ka të ndalur, edhe një përforcim

Sigal Prishtina vazhdon të sjell përforcime, në kërkim të suksesit në Ligën Ballkanike. Klubi nga kryeqyteti ka angazhuar plejmejkerin amerikan, Demonstez Stitt.

Sport

06/02/2015 23:53

KB SIGAL Prishtina kompleton edhe repartin e fundorëve ku Jordan Hullsit dhe Leonard Mekajt do ti ndihmon edhe playmakeri amerikan, Demontez Stitt.

Stitt, 25 vjecar, i gjatë 1.87 cm karierën e tij e filloi në Clemson College. Pas kolegjit, ai vazhdoi karierën e tij në Izrael ku nënshkroi kontratë me 2 herë kampionët e Izraelit, BC Hapoel Tel-Aviv ku në sezonin 2010/2011 në 11 ndeshje kishte 14.5 pikë për ndeshje, 2.4 asistime dhe 1.6 topa të vjedhur. Në sezonin 2011/2012, Stitt vazhdoi në Hapoel Tel Aviv ku edhe ishte lojtari bartës i këtij ekipi me 14.4 pikë për ndeshje, 3.1 asistime, 1.7 topa të vjedhur dhe 4.5 kërcime në 29 lojë në Ligën e Israelit.

Në sezonin 2012/2013 Stitt u transferua në ligën Belge ku luajti për BC Belfius Mons-Hainaut dhe për 41 ndeshje kishte 14.3 pikë, 2.9 ëkrcime, 2.4 asistime dhe 1.4 topa të vjedhur për ndeshje. Në po at vit, ai në 10 ndeshje në Eurocup, për 10 ndeshje kishte 9.6 pikë, 2.4 asistiem, 1.4 topa të vjedhur për ndeshje.

Kariera e Stitt arriti në kulminacion në sezonin 2013/2014 kur ai nënshkroi për kampionët e Izraelit të vitit 2013, Maccabi Bazan Haifa Ai në 10 ndeshje regjistroi 11.5 pikë, 4.5 asistime, 3.5 kërcime dhe 1.9 topa të vjedhur për ndeshje.

Stitt filloi këtë sezonë në Meksikë në ekipin Fuerza Regia Monterrey ku për 8 ndeshje kishte 12.8 pikë, 3.3 asistime, 2.4 kërcime dhe 1.0 topa të vjedhur.