Shokohet Milani, Donnarumma në Premierligë

Ndeshja ndaj Cagliarit, mund të ketë qenë e fundit për Gigio Donnarumman te Milani.

Sport

29/05/2017 12:18

Gardiani italian po kërkohet me ngulm nga dy klubet angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Sipas “La Repubblica”, Milani është përgatitur për “sulmet” që do t’i pranojë gjatë verës për portierin e talentuar, duke përgatitur një ofertë 4-milionëshe në sezon për Donnarumman, përcjellë “Lajmi.net”.

Dëshira e portierit është që të mbetet në “San Siro”, por agjenti Mino Raiola po i shikon të gjitha alternativat. /Lajmi.net/