Shitet brenda shtatë orëve, edicioni i limituar prej 60 makinave klasike (Foto)

Për 60 vjetorin e lansimit të Cartenham Seven, është krijuar një edicion i limituar prej 60 njësive të emëruara SuperSprint.

Auto & Tek

17/09/2017 22:22

Këto makina për një person, që janë krijuar sipas modeleve që kanë dalë kohë më parë, janë shitur brenda shtatë orëve, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e kompanisë që është marrë me shitjen, kanë mbetur të befasuar, sepse nuk kanë besuar se mund të ketë kaq të interesuar për këto vetura.

“Shumica kërkojnë vetura sportive. Më dukej si shaka kur të gjitha u blenë”, është komentuar rasti nga njëri prej organizatorëve.

Kjo veturë me tavan të hapur, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.9-sekonda.

1 2 3 4