Porsche theu rekordin e shitjeve në vitin 2021

17:57 | 5 Janar 2022

2021 nuk ishte një vit i lehtë për askënd, në fakt, ishte goxha i vështirë dhe prodhuesit e makinave e ndjenin atë po aq sa industritë e tjera.

Pavarësisht këtyre pengesave, shumë prodhues kanë vazhduar të vendosin rekorde shitjesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në tregun e makinave luksoze ku markat si Lamborghini e Porshce kanë njoftuar për shifra të mahnitshme të shitjeve, transmeton lajmi.net.

Porsche ka njoftuar se theu rekordet e shitjeve në vitin 2021, gjë që thjesht tregon se pavarësisht një bote në trazira ekonomike, të pasurit do të pasurohen dhe do të shpenzojnë paratë e tyre në makina sportive bie në sy.

Porsche ka njoftuar një shifër mbresëlënëse prej 70,025 dërgesash me pakicë në vitin 2021, që është një rritje prej 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe 14 për qind mbi rekordin e saj të mëparshëm të vendosur në vitin 2019.

Llojet më të shitura të makinave Porshce ishin Macan dhe Cayenne Suv ku 42,015 vetura të këtij lloji u shiten në vitin 2021.

Porsche Boxster dhe Cayman gjithashtu kanë pasur një rritje masive të shitjeve prej 25 për qind krahasuar me vitin 2020. /Lajmi.net/