Sanches – Milan, ky është lajmi i fundit

Renato Sanches nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’u transferuar te Milani.

Sport

25/07/2017 18:55

Ylli portugez, e ka pranuar se nuk është i kënaqur me vitin e parë te Bayerni, ku pjesën më të madhe të kohës qëndroi në bankinë.

“Personalisht, nuk jam i kënaqur me sezonin tim të parë te Bayerni”, deklaroi Sanches për Bild.

“Natyrisht, do të doja të luaja më shumë. Kjo është arsyeja pse do të doja të shkoja të një klub ku do të luaja më shumë”.

“AC Milan janë një opsion interesant. Nëse ka një mundësi dhe klubet arrijnë marrëveshje, unë do të doja të ndodh kjo”, ka shtuar ai./Lajmi.net/