Përleshje ndërmjet tifozëve të Partizanit e Tiranës në basketboll

Derbi i basketbollit mes Partizanit dhe Tiranës, që po luhet në ‘Asllan Rusi”, ka bërë që pallati i sportit të rrethohet nga forca të shumta policie.

Sport

09/12/2017 19:34

Shkak është bërë një konfrontim mes tifozërive të të dyja palëve, ndërsa raportohet se është ndaluar edhe një tifoz, raporton Supersport.

Gjithashtu, policia ka larguar nga pallati i sportit edhe ultrasit e Partizanit, për tentativë për të krijuar kushtet normale për zhvillimin e takimit.