Peja, fitore të madhe në finale të IPKO Kupës

Peja ka arritur të shënojë fitore të madhe në finale të IPKO Kupës duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 70:66.

Sport

08/03/2015 22:12

Basketbollistët pejan kanë arritur të shënojnë fitore të madhe në finale të IPKO Kupës kundër Sigal Prishtinës me rezultat të ngushtë prej 70:66.

Ndeshja ishte mjaft interesante dhe tensionante ndërmjet dy tifo-grupeve të cilët në disa momente filluan dhe një zënkë.

Përndryshe, Peja ishte më e mirë pothuajse gjatë tërë takimit dhe mund të themi se e meritoi fitoren në këtë finale.