Paul George në formë të jashtëzakonshme, këto janë statistikat e tij

Ylli i Oklahoma City Thunder, Paul George po kalon në formën më të mirë në karrierë.

Sport

10/02/2019 11:14

George ka shkëlqyer këtë sezon me Oklahoman, pasi vitin e kaluar nuk ishte në elementin më të mirë të mundshëm.

Formën e tij të jashtëzakonshme, amerikani e tregoi edhe mbrëmë në ndeshjen kundër Houston Rockets.

George kontribuoi në fitoren e tij me një ‘double – double’ prej 45 pikëve dhe 12 kërcimeve, shkruan lajmi.net.

Kështu, ai ka vazhduar formën e lartë që ka treguar në 11 ndeshjet e fundit, ku është paraqitur si një kandidat për ‘MVP’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell numrin e pikëve të shënuar nga Paul George në 11 ndeshjet e tij të fundit.

31 Pikë, fitore e Oklahoma

31 Pikë, fitore e Oklahoma

36 Pikë, fitore e Oklahoma

23 Pikë, fitore e Oklahoma

36 Pikë, fitore e Oklahoma

37 Pikë, fitore e Oklahoma

43 Pikë, fitore e Oklahoma

37 Pikë, humbje e Oklahoma

39 Pikë, fitore e Oklahoma

27 Pikë, fitore e Oklahoma

45 Pikë, fitore e Oklahoma  /Lajmi.net/