Mourinho: Bëra një lëvizje të vetme për të deklsuar Chelsean

Jose Mourinho ka treguar çelësin e fitores së Manchester United kundër Chelseat.

Sport

16/04/2017 21:15

Portugezi ka thënë që e ka lënë skuadrën londineze që ta mbajë topin.

“Chelsea ka një kundërsulm ekstremisht të shpejtë. Për këtë arsye, ne u munduam që t’ua linim topin atyre dhe lojën ta bëjnë ata. Në anën tjetër, ishim të rrezikshëm në kundërsulme dhe ia dolëm”, deklaroi Mourinho, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndërkohë, Atnonio Conte e ka konsideruar veten fajtor për humbjen në “Old Trafford”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy