Befasia e mbrëmjes – Middlesbrough eliminon Tottenhamin nga FA Cup
Middlesbrough ka arritur të bëjë befasinë duke eliminuar Tottenhamin në “FA Cup”.

Sport
Vendasit kanë arritur të fitojnë me rezultat minimal 1:0, shkruan lajmi.net.
Spurs dominuan në çdo aspekt në tërë ndeshjen, por që Middlesbrough arriti të kualifikohet në fazën tjetër.
Koha e rregullt përfundoi ashtu siç nisi, pasi asnjë skuadër nuk i konkretizoi aksionet.
Në kohën shtesë, ishte Joshua Coburn që shënoi golin e fitores pas një asistimi të Crooks për të vulosur fitoren dhe arritur ta kualifikoi skuadrën në çerekfinale.
Ndërkohë, kundërshtari i radhës për Middlesbrough do mësohet pas hedhjes së shortit. /Lajmi.net/