Modric: Ja çka i thash para ndeshjes Mandzukicit

Luka Modric është kthyer të flasë për emocionet e finales ës Cardiffit, ku Real Madrid mundi 4:1 Juventusin, për titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/06/2017 20:00

Maestro i mesfushës së Realit, në një intervistë për mediet kroate, ka zbuluar se çfarë i ka thënë bashkëvendësit të tij Mario Mandzukic para ndeshjes.

Goli i Mandzukic? “Ishte një gol i bukur, unë bisedova me të para ndeshjes, dhe unë isha i bindur se ne ishim ekip më i mirë”, ka deklaruar Modric.

“Nëse ne jemi në kulmin e lojës tonë, jemi kompaktë, do të jetë e vështirë që dikush të na mund. Për fat të mirë ne në fund kemi treguar se jemi në një nivel më të lartë, dhe e kemi merituar fitoren”, ka shtuar mesfushori kroat./Lajmi.net/