Messi: Nuk jam Maradona

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi thotë se ende nuk është i denjë të krahasohet me legjendën Diego Maradona, pasi pranon se duhet të fitojë një Kampionat botëror në mënyrë që të konsiderohet i madh.

Sport

14/05/2014 11:30

Lionel Messi ka thënë se nuk mund të konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave derisa të fitojë një Kampionat botëror, por shpreson se kjo do të ndryshojë me triumf në garën e këtij viti në Brazil.

Messi vazhdimisht është krahasuar me legjendën e Argjentinës, Diego Maradona dhe e tejkaloi atë sa i përket arritjeve në nivelin e klubeve.

Por, shumë përmendin Kampionatin botëror kur e vlerësojnë yllin e Barcelonës me ish sulmuesin e Napolit, selektor i Argjentinës në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.

“Krahasimi me Maradonën është kompliment shumë i mirë, por jo i atilël që mund ta pranoj ende”, deklaroi Messi.

“Ai bëri shumë për ekipin kombëtar dhe nuk mendoj se asnjë futbollist nuk mund të konsiderohet si më i madhi përderisa të ketë fituar një Kampionat botëror”, shtoi ai.

“Shpresoj që ta bëj këtë dhe shpresoj ta bëj këtë verë, por deri atëherë nuk do të flas rreth të qenit më i miri”.