lajmi.net

Messi ‘kërcënon’ Ronaldon

I dyti në garë për Topin e Artë, në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi. Lionel Messi është përgjigjur në fushë, sërish si makinë e folave.

Sport

22/01/2015 18:38

Luis Enrique duket se pati të drejtë. Mungesa ndaj Real Sociedadit i kreu punë, pasi Lionel Messi është ringjallur.

Viti 2015 ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme për sulmuesin kryesor të Barcelonës, pas bankinës në duelin me skuadrën baske.

Rikthimi në fushë, pas disfatës nga Sociedad, ka qenë i jashtëzakonshëm.

Të mërkurën mbrëma kundër Atletico Madridit në Coppa del Rey, Messi realizoi golin e tij të shtatë në katër ndeshjet e fundit.

Pas Sociedadit, gjithnjë ka luajtur, dhe shënuar, pa munguar në asnjë minutë. Dhe, me ritmin e tanishëm ai kërcënon realizatorin më të mirë të La Ligës, rivalin e tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo. 

Messi “kërcënon” Ronaldon

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi synon ta thyejë rekordin e rivalit të tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, prej 17 golave brenda një edicioni të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/12/2014 17:51

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka një synim të rëndësishëm gjatë këtij sezoni.

Ai dëshiron ta thyejë rekordin e rivalit të tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, prej 17 golave brenda një edicioni të Ligës së Kampionëve.

Dhe, argjentinasi është në rrugë mjaft të mirë. Ai ka shënuar tetë herë në gjashtë ballafaqimet e fazës së grupeve ku Barcelona u kualifikua përpara si fituese e grupit.

Por, para Messit aktualisht gjendet sulmuesi i Shakhtar Donetsk, Luiz Adriano me 9 gola.

Megjithatë, Messi ka shënuar tre më shumë se Ronaldo, dhe ngadalë por sigurt mendon ta thyejë rekordin e portugezit nga edicioni i kaluar, kur shënoi 17 herë në rrugëtimin e suksesshëm të Realit drejt titullit kontinental. 

Messi ‘kërcënon’ Ronaldon

Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu ka paralajmëruar se Lionel Messi është i uritur për tituj dhe dëshiron ta rikthejë statusin e futbollistit më të mirë në botë.

Sport

07/11/2014 15:19

Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu ka bërë të ditur se bashkëlojtari i tij Lionel Messi dëshiron ta tejkalojë Cristiano Ronaldon si futbollisti më i mirë në botë pas edicionit të vështirë më 2013-14.

Ylli argjentinas u mposht në garë për Topin e Artë të vitit të kaluar nga rivali i tij nga Real Madrid. Mirëpo, Mathieu beson se Messi është në rrugë të mirë për të rikthyer epitetin e më të mirit në botë.

“Kam luajtur kundër Messit për pesë vjet dhe ishte shumë e komplikuar për ta ndalur”, deklaroi Mathieu për “Le 10 Sport”.

“Ai është sërish i uritur për tituj pasi Barcelona nuk fitoi asgjë në edicionin e kaluar. Messi ka dëshirë të fitojë sërish tituj dhe të bëhet prapë futbollisti më i mirë në botë. Ai kërkon hakmarrje”, u shpreh francezi. 

LM