Maribori në Ligën e Kampionëve

Maribori ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve pas fitores me rezultat 1:0 në udhëtim te Celtic, dhe triumfit të përgjithshëm 2:1. Në ndeshjet tjera nuk pati befasi. Pjesëmarrjen e vulosën edhe Zenit, APOEL, Bate Borisov dhe Porto.

Sport

26/08/2014 23:43

Maribori ka siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Ante Simundza shkaktoi befasinë më të madhe në play-off duke fituar në udhëtim te Celtic me rezultat 1:0, që i mjaftoi për të siguruar pjesëmarrjen në garën elite të klubeve evropiane, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë.

Tavares e realizoi golin e triumfit në minutën e 75-të. Në ndeshjet tjera nuk pati befasi, fitore shënuan skuadrat që kishin epërsinë nga duelet e para, Zenit St Petersburg, APOEL Nicosia, BATE Borisov dhe Porto.

Rezultatet:

Zenit St. Petersburg -Standard Liege 3:0 (4:0)

APOEL Nicosia – AaB 4:0 (5:1)

BATE Borisov -Slovan Bratislava 3:0 (4:1)

Celtic – Maribor 0:1 (1:2)

Porto – Lille 2:0 (3:0)

*Në kllapa është i shënuar rezultati i përgjithshëm