Jurgen Klopp komenton shortin me Inter: Një duel shumë i vështirë, ata janë liderët e Italisë

Jurgen Klopp ka komentuar fatin e Liverpool në tërheqjen e shortit në fazën e 1/16 në Champions League.

Sport

13/12/2021 18:37

Trajneri i ‘Reds’ ka treguar përshtypjet e tij për përballjet që e presin. Ai ka vënë theksin te fakti që do të kthehet për herë të dytë në ‘San Siro’, duke thënë se pas 54 viteve pritje, tashmë do të jetë aty dy herë brenda një viti.

“Duhej të prisja 54 vite që të luaja në ‘San Siro’ për herë të parë… dhe tani do të jetë hera e dytë brenda tre muajve, kështu që lajm i mirë”, tha ai duke qeshur, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, është një ndeshje e vështirë, definitivisht. Ata janë liderët e ligës në Italil një skuadër e mirë aktualisht”, shtoi Klopp.

Liverpool vjen nga pozita e parë në një grup ku luante edhe Milan, kurse Inter kalonte grupin nga pozita e dytë, pas Real Madrid. /Lajmi.net/