Manchester City e forcon kreun, e fiton derbin ndaj Arsenalit

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin.

Sport

05/11/2017 17:06

Liderët e Premierligës kanë fituar derbin e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’, me rezultat 3:1.

De Bruyne në minutën e 19’ e kaloi në epërsi Manchester Cityn, ndërsa Aguero nga penalltia në minutën e 50’ dyfishoi epërsinë.

Arsenali u rikthye në lojë kur Lacazette shënoi për 2:1 në minutën e 65’.

Por, City shënoi sërish përmes Gabriel Jesus për 3:1, për të arritur fitoren e dhjetë këtë sezon në Premierligë./Lajmi.net/