Maccabi triumfon në Euroleague

Maccabi Tel Aviv e ka fituar titullin e kampionit evropian. Skuadra izraelite e mposhti në finale Real Madridin me rezultat 98:86, pas vazhdimeve.

Sport

19/05/2014 00:12

Maccabi Tel Aviv është kampion i ri i Evropës në basketboll. Skuadra izraelite e mposhti në finale të Euroleagues Real Madridin me rezultat 98:86, pasi loja e rregullt përfundoi baras, 73:73.

Madrilenët në gjysmëfinale e kishin eliminuar rivalin vendor, Barcelona, kurse izraelitët me mund të madh e kishin mposhtur CSKA Moskën.

Në duelin për pozitën e tretë, Barcelona e mposhti pa problem CSKA Moskën me rezultat 93:78.