Lojtarët kanë ngritur nivelin e lojës që nga ardhja e LeBron James, thotë ylli i Lakers

Afrimi i LeBron James në skuadër është triumfi më i madh viteve të fundit për LA Lakers.

Sport

28/08/2018 19:08

LeBron James së fundmi ishte pjesë i Cleveland Cavaliers dhe i siguroi 4 vite rresht finalen, për ta fituar vetëm një herë.

Ylli i ri i skuadrës, Lonzo Ball, ka thënë se bashkëlojtarët janë përmirësuar shumë që nga ardhja e “mbretit” në skuadër.

“Djemtë po punojnë shumë për tu përmirësuar. Po përmirësohen për të dhe për vetën e tyre. Kemi besim se do të bëjmë diçka të madhe këtë vit” ishin fjalët e Ball.

Gjithashtu i pyetur për ndjesinë që do të luaj krahas LeBron, Lonzo është shprehur:
“Jam tejet i lumtur që do të luaj me të. Mezi pres të rikthehem nga lendimi dhe të zbresim në fushë së bashku.”

Me “mbretin” në skuadër, pritshmëritë për Lakers janë rritur. /Lajmi.net/