Llorente: Conte do të na vret nëse nuk e fitojmë titullin

Në fillim thanë se ishte vetëm i bukur. Nuk shënonte, nuk lëvizje, kishte vështirësi. Por, me kalimin e kohës doli ajo që kishte paralajmëruar Antonio Conte. Erdhi shpërthimi i tij. Fernando Llorente në edicionin e tij të parë në Serie A ka tejkaluar dyshifrorin e golave në Kampionat, dhe në total 13 nëse llogarisim edhe…

Sport

15/03/2014 12:59

Në fillim thanë se ishte vetëm i bukur. Nuk shënonte, nuk lëvizje, kishte vështirësi. Por, me kalimin e kohës doli ajo që kishte paralajmëruar Antonio Conte.

Erdhi shpërthimi i tij. Fernando Llorente në edicionin e tij të parë në Serie A ka tejkaluar dyshifrorin e golave në Kampionat, dhe në total 13 nëse llogarisim edhe paraqitjet në Ligën e Kampionëve.

Juventus bëri punë të mirë me angazhimin e tij si futbollist i lirë nga Athletic Bilbao.

Tani, kur skuadra është duke shkuar me hapa të sigurt drejt Scudettos së tretë të njëpasnjëshme, i pari i Llorentes në Itali, sulmuesi ka pranuar se skuadra nuk guxon të gabojë në arritjen e synimit.

“Shpresojmë ta fitojmë, përndryshe Conte do të na vret të gjithëve”, deklaroi ai në shaka për Corriere della Sera. “Jemi një skuadër e bashkuar, grup i mrekullueshëm, kemi raporte të shkëlqyeshme, kjo është e domosdoshme”.

“Kam ardhur këtu për të fituar sa më tepër tituj, Ndihem me fat. Nuk është lehtë të fitoni tri herë Scudetton, por jemi duke bërë një stinor pothuajse të përkryer. Më pëlqen futbolli italian, është futboll garues, taktik”.

Llorente dhe shokët e tij janë duke u bërë gati për ballafaqimin e të dielës mbrëma kundër Genoas.