Lituania e mposht me rezultat të thellë Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i ka nisur me humbje kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Kina 2019.

Sport

24/11/2017 20:47

Në ndeshjen e vlefshme për grupin C, Kosova është mposhtur nga njëra nga kombëtaret më të forta në botë, Lituania, me rezultat 61:99.

Çerekun e parë Përfaqësuesja e Kosovës e nisi furishëm, duke qenë më e mirë se kundërshtarët, për ta përmbyllur me epërsi prej një pike, 21:20.

Rënia e vogël e lojës tek Kosova u vërejt në fillim të çerekut të dytë, me Lituaninë që mori epërsinë.

Por, në fund të këtij çereku, djelmoshat tanë me disa pikë të njëpasnjëshme, arritën të barazojnë rezultatin, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat të barabartë, 35:35.

Diferenca në këtë përballje, u bë në çerekun e tretë. Ky çerek u takoi me 13 pikë epërsi (12:25), për rezultatin e përgjithshëm që shënonte 47:60.

Çereku i katërt, ishte edhe më i dobët për Kosovën, që nuk mundi për asnjë moment të ndalte sulmet e mysafirëve, të cilët e fituan këtë çerek e fituan me rezultat të thellë 14:39./Lajmi.net/