Liga Ballkanike trondit KB Trepçën me këtë dënim

Komisioni Disiplinor i Ligës Ballkanike i ka shqiptuar një dënim të rëndë skuadrës mitrovicase, Trepçës.

Sport

13/01/2017 18:05

Ndeshja e fundit e Trepçës në Ligën Ballkanike ndaj KB Pejës është ndërprerë pas tensioneve të mëdha.

Pas shqyrtimeve të raporteve zyrtare, BILB ka vendosur që:

Trepça ta humb ndeshjen me rezultat 20:0, por merr pikën e humbësit, dënohet me pesë mijë euro për lëndimet e lojtarëve, dhe ndeshjen e radhës si vendas e zhvillon në praninë e vetëm 300 personave./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6