Lamtumirë Inter!

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi mund të vendos të largohet nga Giuseppe Meazza.

Merkato

17/01/2018 09:03

Mauro Icardi mund të largohet nga Inter.

Mediat italiane kanë konfirmuar spekulimet e javëve të fundit se kapiteni i “Nerazzurrëve” mund të vendos të largohet nga Giuseppe Meazza.

Icardi së fundmi është përmendur si objektiv i Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, atmosfera dhe disponimi nga përfaqësuesit e Icardit është që sulmuesi argjentinas të luajë te ndonjë skuadër më e madhe evropiane, me pjesëmarrje të rregullt në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/