LA Lakers vazhdojnë me fitore, shkatërrojnë Grizzlies

LA Lakers kanë shënuar edhe fitoren e 16-të në 26 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Sport

09/12/2018 08:33

Një nga më të mirët në parket ishte si gjithmonë LeBron James, i cili priu skuadrën e tij drejt triumfit të radhës.

“Mbreti James” kontribuoi në këtë fitore me 20 pikë, 9 asistime dhe 9 kërcime. Ai gjithashtu regjistroi edhe dy topa të vjedhur në fazën defensive, shkruan lajmi.net.

Duket se LeBron po adoptohet në konferencën perëndimore më mirë se që kanë pritur shumica e audiencës së NBA.

“Mbreti” është në rrugë të mirë që ta dërgojë skuadrën e tij në garat e “Play – Off”.

 Mbetet të shihet se si do të vazhdojë ecuria e Lakers gjatë pjesës së mbetur të sezonit. /Lajmi.net/