Krizë financiare, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike

Tirana ka vendosur të tërhiqet nga Liga Ballkanike e basketbollit.

Sport

21/09/2018 09:19

Tirana e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një komunikate zyrtare të publikuar edhe në profilin e tij në Facebook.

Në komunikatën e saj, Tirana Basket thekson se financat që ka në dispozicion nuk e mundësonin dot pjesëmarrjen e saj në këtë eveniment dhe se pavarësisht përpjekjeve të bëra, klubi nuk ia doli dot të siguronte fondin e mjaftueshëm.

Klubi kryeqytetas thekson gjithashtu se mungesa në Ligën Ballkanike nuk ia ndryshon objektivat kësaj skuadre, që është fitimi i një titulli tjetër kampion i Shqipërisë në basketboll për meshkuj.