Kosova mposhtet nga Rumania me rezultat tejet të ngushtë

Kosova është mposhtur nga Rumania në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sport

29/11/2018 18:53

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Rumania me rezultat, 80:77.

‘Dardanët’ e nisën më mirë takimin, duke e mbyllur çerekun e parë në epërsinë e tri pikëve, (14:17), raporton “lajmi.net”.

Në çerekun e dytë, vendasit rikthyen rezultatin në favor të tyre (21:18), duke shkuar në pusnimin mes dy pjesëve në avantazh.

Vendasit ishin më të mirë edhe në çerekun e tretë, duke e fituar këtë çerek me rezultat, 24:18.

Çereku i katërt i takoi përsëri Përfaqësueses tonë, duke e fituar me rezultat 23:27, por që nuk mjaftoi për fitore.

Rezultati final i këtij takimi ishte, 82:80, në favor të rumunëve.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta luajë ndaj Maqedonisë. /Lajmi.net/