Koha për vendim

Marc-Ander ter Stegen ka bërë të ditur se synon të marr vendim në ditët në vazhdim nëse do të transferohet në Barcelonë ose të qëndroj në Borussia Monchengladbach. Portieri, 21-vjeç, tashmë një kohë të gjatë spekulohet me kalim në Nou Camp pasi konsiderohet si pasardhës i Victor Valdesit i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi…

Sport

03/12/2013 10:14

Marc-Ander ter Stegen ka bërë të ditur se synon të marr vendim në ditët në vazhdim nëse do të transferohet në Barcelonë ose të qëndroj në Borussia Monchengladbach.

Portieri, 21-vjeç, tashmë një kohë të gjatë spekulohet me kalim në Nou Camp pasi konsiderohet si pasardhës i Victor Valdesit i cili ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij sezoni.

Andaj, reprezentuesi gjerman ka caktuar një afat kohor gjatë së cilit do të vendos nëse do të mbetet në Bundesligë ose të transferohet në Barcelonë.

“Nuk kam thënë se e kam ditur se klubi ka kontaktuar me Barcelonën. Do të bisedoj së shpejti me drejtorin sportiv Max Aberl dhe drejtorin ekzekutiv Stephan Schippers rreth kontratës time dhe gjithçka tjetër. Do të marr një vendim në ditët e ardhshme. Të gjithë ata përgjegjës, e dinë se çka do të vendosi”, deklaroi Stegen.