Kia shfaqë imazhet e Sorento

Korporata jugkoreane, Kia, ka publikuar fotografitë e para të veturës së re Sorento, e cila do të promovohet në panairin e sivjetmë të automjeteve në Paris.

Auto & Tek

13/08/2014 21:36

Ndryshimet më të mëdha në dizajn janë bërë në pjesën e përparme të automjetit, në të cilin vërehet një maskë më e bukur dhe drita të reja, ndërsa modifikime janë bëre edhe në linjat anësore, gjegjësisht në linjat e kulmit.

Aktualisht nuk janë publikuar fotografi nga brendia e automjetit, mirëpo Kia garanton një kabinë komode për klientët e vet me shumë karakteristika inovative.

Po ashtu, nuk janë treguar të dhëna rreth motorizimit, por pritet që në ofertë të jetë motori katërcilindërsh me benzinë 2.4 l, si dhe motorët me naftë 2.0 l dhe 2.2 l CRDi turbo. Në tregje të caktuara do të ofrohet edhe motori 3.3 l V6.