Karpos-Peja mbyllet me rezultat befasues

Klubi i basketbollit Peja e ka pësuar humbjen e dytë për këtë sezon në Ligën Ballkanike.

Sport

14/12/2016 21:00

Verdhezinjtë u mposhtën sonte në udhëtim nga ekipi KK Karpos Sokoli me rezultat 82:75 (21:19, 24:22, 14:19 e 23:17).

Vendësit kanë qenë më të mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me katër pikë epërsi dhe e administruan me sukses kapitalin edhe në pjesën e dytë. 26 pikët e Dahlman dhe 20 të Veselit ishin të pamjaftueshme për skuadrën kosovare.

Kjo ishte humbja e dytë e ekipit pejan, krahas tri fitore në këtë eveniment këtë edicion. Peja e bëri një hap prapa drejt fazës tjetër në BIBL.

Ndërkaq, të martën, Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Kumanova, e Bashkimi e mposhti Beroen.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.