Juve takohet me Unitedin për Pogban, mësoni çfarë ka ndodhur

Juventusi janë të ‘etur’ për të rinënshkruar me yllin e Manchester United, Paul Pogba, dhe kanë kërkuar informacione nga ‘Djajtë e Kuq’ për situatën e francezit në skuadrën e tyre.

Sport

20/11/2018 09:35

Pogba kaloi katër vite në Itali dhe u kthye për herë të parë në Torino ku ndihmoi Unitedin në fitoren 1:2 ndaj ish skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

25 vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga ‘Old Trafford’ në muajt e fundit pas prishjeve të raporteve me Jose Mourinhon.

Në anën tjetër, trajneri Massimiliano Allegri mendon se shitja e Pogbas minoi shanset e Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve, por këto ambicie janë rindezur me transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid për 105 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Këto ambicie mund të rriten edhe më shumë më shfaqjen e interesimit të Juventusit për të rikthyer në Torino mesfushorin francez.

‘Metro.co.uk’ shkruan se Juventusi i ka kërkuar informacione Manchester Unitedit për të ardhmen e Pogbas, në përballjen e fundit mes tyre në Torino në Ligën e Kampionëve.

Vlen të ceket se në kontratën e Pogbas ka një klauzolë ku Manchester United duhet të informojë Juventusin fillimisht nëse vendosin të shesin kartonin e francezit që verën e fundit ka fituar Kupën e Botës./Lajmi.net/