A ju kujtohet Ganso? Ai është transferuar te skuadra e njohur evropiane

Paulo Henrique Chagas de Lima i njohur shkurt si Ganso, do t’i bashkohet Sevillas.

Sport

13/07/2016 17:06

Mesfushori brazilian, Ganso, do t’i bashkohet skuadrës së Sevillas nga Sao Paulo.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Sao Paulos, Leco, përcjell Lajmi.net nga AS.

Shuma e transferimit të tij te kampioni i Europa Ligës besohet të jetë 9.5 milionë euro.

Ganso ishte njëri ndër yjet më premtues të Brazilit, gjatë kohës kur luante bashkë me Neymarin te Santosi.