Ja turku që vrau tifozin e Crvena Zvezdës (Video)

Policia turke e ka identifikuar dhe prangosur tifozin e Galatasarayt që dyshohet se vrau përkrahësin e Crvena Zvezdës, Marko Ivkovic, para duelit të skuadrave në kuadër të Euroligës në basketboll.

Sport

27/11/2014 14:17

Policia turke e ka arrestuar tifozin e Galatasarayt i cili dyshohet se vrau përkrahësin e Crvena Zvezdës, Marko Ivkovic, para duelit të skuadrave në kuadër të Euroligës në basketboll, në fundjavën e shkuar, raporton “Lajmi.net”.

Ai nën pranga është paraqitur në polici dhe së shpejti pritet të dalë para gjykatës për veprën që bëri. Vdekja e Ivkovicit ka acaruar raportet mes klubeve turke dhe atyre serbe edhe në sporte të tjera.

Dueli mes Galatasarayt dhe Partizanit në vaterpolo i paraparë të zhvillohet më 29 nëntor është shtyrë në datë të pacaktuar për shkak të frikës rreth çështjeve të sigurisë.