Iverson ka disa fjalë për Carmelo Anthony

Carmelo Anthony, që aktualisht aktivizohet me Houston Rockets, nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme.

Sport

17/11/2018 23:30

Madje, disa mendojnë se koha e tij ka mbaruar, dhe amerikani duhet të pensionohet.

Melo, fillimisht para këtij sezon nënshkroi kontratë me Atlanta Hawks, megjithatë, po para fillimit të sezonit, u bë një shkëmbim që dërgoi Melon tek Rockets.

Mendohej se Anthony do të mbulonte hapësirat që Houston kishte nevojë për të fituar titullin kampion.

Megjithatë e kundërta po ndodh. Ai nuk po mund të gjej vetën në skuadrën e re.

Por, në mbrojtje të tij duket se është legjenda e basketbollit, Allen Iverson.

“Në asnjë mënyrë Melo nuk duhet të pensionohet. Gjithsesi mendoj se ai duhet të vazhdojë. Ai ka ende për të dhënë, vetëm duhet ta gjej situatën e duhur” ka thënë “The answer”, shkruan “Bleacher Report”, transmeton lajmi.net

Rockets në ndeshjen e fundit shënuan fitore kundër kampionit aktual, Golden State.

Skuadra në 14 ndeshje numëron 7 humbje dhe 7 fitore, start ky që jo shumë kush e ka pritur. /Lajmi.net/