Itali, prangoset bosi shqiptar i drogës

Një bos shqiptar i drogës ka rënë në prangat e Forcave Speciale të antidrogës në Peruxhia të Italisë.

Lajme

07/04/2016 17:09

Operacioni i uniformave blu ka përfunduar me sukses duke arrestuar 30­-vjeçarin, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane.

Mësohet se policia kishte disa javë që po vëzhgonte me kujdes çdo lëvizje të shqiptarit. Ky i fundit njihej si shpërndarësi më i madh i drogës në të gjithë zonën e Peruxhias.