Gjiganti i La Ligas futet në garë për Pogban

Orë të nxehta rreth të ardhmes së Paul Pogba.

Sport

20/07/2018 22:43

Derisa kampioni i botës me Francën ka nisur pushimet, e ardhmja e tij vazhdon të diskutohet në mediet sportive.

Pogba që dy vite më parë iu bashkua Manchester United për 105 milionë euro nga Juventusi, është pjesë e shumë zërave rreth një largimi të mundshëm.

Është pikërisht Juventus që po kërkon rikthimin e tij në Serie A.

Por, kampionët e Italisë tani kanë një konkurrencë të fortë në garën për Pogban, me Barcelona që vazhdon të rrisë interesimin./Lajmi.net/