Franc Koruni sqaron çështjen e pikëve, ‘harroi’ Elhaidën
Çdo edicion i 'Këngës Magjike' bëhet temë diskutimi për shumëçka, këtë vit ishte çështja e pikëve.
ShowBiz
Për çmimin kryesor, artistët kanë vlerësuar njëri-tjetrin, ndërsa dy këngëtaret Elhaida Dani dhe Anxhela Peristeri ishin shumë afër me pikë, shkruan lajmi.net.
Por, ishte një këngëtar i ri, Franc Koruni ai i cili e vendosi fituesen me pikët e tij, ngase votoi i fundit.
Ajo që u komentua shumë ishte fakti se si Franci e votoi Elhaidën me 0 pikë, ndërsa Anxhelën me 30, duke bërë që pikët e këtij këngëtari t’ia siguronin fitoren kësaj të fundit.
Meqenëse bëri bujë çështja e votimit të Francit, ai ishte në një lidhje telefonike tek “E diela Shqiptare” dhe sqaroi përse votoi në atë mënyrë.
Duke thënë se Elhaida i ‘kishte’ shpëtuar nga pikët, ai tregoi se ka mbajtur shënim gjatë tërë kohës se kush prej këngëtarëve meriton pikët e tij.
Por, ai tha se nuk ka votuar këngëtarët, por këngët dhe tha që votoi Kastron sepse ai e meritonte. /Lajmi.net/